Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët: Korrupsioni dhe jotransaparenca në furnizimet publike me përmasa të një pandemie

Maqedonia

Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët: Korrupsioni dhe jotransaparenca në furnizimet publike me përmasa të një pandemie

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:13
Koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët

Raporti nga monitoringu i furnizimeve publike i Qendrës për Komunikime Civile edhe një herë e ngre alarmin për jotransparencën dhe korrupsionin e lartë, të cilat Maqedoninë e Veriut po e mbajnë në fund të listës për nga shkalla e korrupsionit.

Firmosja e marrëveshjeve në vlerë prej 11 milionë euro për furnizime publike në formë jotransparente mund me ndodhë vetëm në një shtet ku Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë shpikë “zgjidhje” softuerike dhe furnizime publike pa pasur nevojë dhe ku zv./kryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit e luan rolin e inspektorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kështu Maqedonia e Veriut po shndërrohet në një shtet, që po të mos ishte tragjik, do ishte komik – në kohën kur kemi dikaster për parandalimin e korrupsionit, kemi rritje enorme të kësaj dukurie.

Nisur nga kjo, AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët i apelojnë Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që urgjentisht të pezullohen dhe të hetohen në hollësi këto furnizime publike, me të cilat janë shpërdorur paratë e qytetarëve në këtë periudhë të vështirë pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat