Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni: Apel shqiptarëve të dalin të regjistrohen

Maqedonia

Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni: Apel shqiptarëve të dalin të regjistrohen

Nga: Vebi Xhemali Më: 26 mars 2021 Në ora: 00:00
Shkup

Shoqata e historianëve shqiptarë në Maqedoni, u bën thirrje vëllezërve shqiptare kudo që janë: Evropë-Amerikë dhe botë, për sensibilizimin e vëllezërve shqiptarë që të regjistrohen. Shoqata e Historianëve u drejtohet të gjithë vëllezërve shqiptarë që veprojnë jashtë vendlindjes:" Që, në këto momente shumë të rëndësishme për regjistrimin e popullatës se Maqedonisë në diasporë, apelojmë që te jenë edhe me shume aktiv duke dhënë kontributin e tyre për ç’do ditë e më shumë, për te mobilizuar diasporën shqiptare. Sepse, ky regjistrim është shumë i rëndësishëm për te ardhmen e Shqiptareve te Maqedonisë.

Regjistrohuni vëllezër shqiptarë kudo që jeni:

Duke parë që interesimi për regjistrimin e popullatës në R.M.V po neglizhohet nga disa Parti politike, duke i dhënë edhe ngjyra politike, u bëjmë apel bashkatdhetarë tanë në Evropë, në Amerikë dhe kudo që janë të dalin dhe të regjistrohen. Historianët shqiptarë të Maqedonisë, duke ditur rëndësinë dhe peshën e madhe që ka procesi i regjistrimit për të ardhmen e një populli dhe fëmijëve tanë. Numri i Regjistrimi i një populli me një numër më të madh, ka peshë të madhe para organeve të vendit dhe para Institucioneve Ndërkombëtare Demokratike.

Prandaj regjistrohuni se ky është dokument më valid për të fituar një popull atë që i takon, si popull autokton, siç janë Shqiptarët e Maqedonisë që luftojnë për të drejtat e tyre. Për të jetuar të pabarabartë në mes të barabartëve. që janë mohuar pa drejtë, me vite të tëra, duke na apostrofuar “Popull me përqindje”. Fati i Maqedonisë demokratike është në duar të regjistruesve Shqiptarë; “Ju vendosni me regjistrimin-është momenti historik të reflektoni për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni”...,

Shoqata e Historianëve shqiptarë në Maqedoni, Prof. Dr. Vebi Xhemali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat