Simovski: Regjistrimi do të zbatohet, nuk ka shtyrje të procesit

Maqedonia

Simovski: Regjistrimi do të zbatohet, nuk ka shtyrje të procesit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:32
Apostoll Simovski

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski hedh poshtë zërat për shtyrjen eventuale të regjistrimit, duke i quajtur lajme të rrejshme. Sipas tij nuk ka shtyrje të regjistrimit dhe se edhe vetëm 5 ditë na ndajnë nga fillimi i zbatimit të procesit të regjistrimit.

Simovski edhe njëherë përkujtoi se thirrjet për bojkot janë të dënueshme me ligj.

“Kemi edhe 5 ditë deri në fillimin e zbatimit të regjistrimit në vend, të popullatës rezidente. Për fat të keq kohëve të fundit gjithnjë e më intensive është fushata negative, me çrrastë disa subjekte të caktuara po tentojnë që të de-motivojnë qytetarët që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit, të këtij procesi statistikor. Ju bëj thirrje të gjithëve të mos i dëgjojnë thirrjet e këtilla sepse regjistrimi para së gjithash është aksion i cili duhet të siguroj të dhëna përmes të cilave do të krijohet dhe zbatohet politika për të ardhmen e tyre, gjegjësisht për të ardhmen tonë, të ardhmen e qytetarëve, jo të subjekteve politike”, tha Simovski.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të harroni këto thirrjet për bojkot të regjistrimit, ti harroni këto presione ndaj jush dhe të shmangni frikën se dikush gjatë regjistrimit do të preket nga kjo sëmundje e tmerrshme. Shumë herë kemi theksuar se do ti respektojmë protokollet e miratuara deri në pikën dhe presjen e fundit”, tha Simovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat