Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

Maqedonia

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:50
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se është takuar me Ambasadorin e Kinës Zhang Sou.

Siç thotë Filipçe, në këtë takim është diskutuar për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave “SinoFarm”.

“Sot, me kërkesën time, pata një takim me Xhang Xuo, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë. Në takim kemi biseduar për dorëzimin e vaksinave nga prodhuesi Sinofarm, pra për të shpejtuar procesin e shpërndarjes së 200,000 vaksinave të cilat sipas njoftimeve të ambasadës në vendin tonë duhet të arrijnë në fund të këtij muaji”, ka shkruar Filipçe.

Sipas paralajmërimeve nga autoritetet e vendit rreth 200 mijë vaksina kineze pritet të arrijnë deri në fund të muajit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat