Ndeshje në rrugën Dibër-Mavrovë, humb jetën një person

Maqedonia

Ndeshje në rrugën Dibër-Mavrovë, humb jetën një person

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Një person humbi jetën në ndeshjen që ndodhi në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, ndërsa tre të tjerë kanë qenë bashkudhëtarë dhe kanë lëndime të rënda trupore.

Sipas SPB Tetovë, ndeshja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë.

Në afërsi të urës së Roshtushes në aksident kanë marrë pjesë A.Gj (68) nga Shkupi dhe L.D (52_ nga Pançeva e Serbisë.

Në aksident ka humbur jetën një shofer, ndërsa tre bashkudhëtarët të moshës 26, 30 dhe 34 vjet janë dërguar në Shkup.

Prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat