Kryeministri Zaev e pranoi dorëheqjen e Rashkovskit

Maqedonia

Kryeministri Zaev e pranoi dorëheqjen e Rashkovskit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:40
Kryeministri Zaev e pranoi dorëheqjen e Rashkovskit

Kryeministri Zoran Zaev e pranoi dorëheqjen e sekretarit për monitoring dhe mbështetje të institucioneve gjatë realizimit të Programit të Qeverisë Dragi Rashkovski, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski dhe e përsëriti qëndrimin se furnizimi i softuerit për kontroll të komunikacionit është zbatuar në procedurë tërësisht transparente në pajtim të plotë me Ligjin për furnizime publike.

“Sekretari për monitoring dhe mbështetje të institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë Dragi Rashkovski dorëzoi letër deri te kryeministri me të cilën e njofton se tërhiqet nga funksioni. Ky është vendimi i tij personal dhe ka të drejtë në atë. Qeveria në disa kthime i inkurajoi institucionet të kontrollojnë nëse janë shkelur ç’farëdo lloj procedura, rregulla dhe standarde. Edhe njëherë potencojmë se furnizimi i softuerit është zbatuar në procedurë tërësisht transparente në pajtim të plotë me Ligjin për furnizime publike, institucionet kanë nevojë për atë softuer për komunikacion. I njëjti është furnizuar me shumë sipas së cilës është lëshuar me procedurë të tenderit. Ai softuer është testuar, rregulluar, është funksional dhe institucionet tona do ta shfrytëzojnë, ndërsa përfitim do të kenë qytetarët dhe siguria e tyre. Qeveria punon sipas standardeve më të larta, profesionale, juridike, etnike dhe procedurave ligjore dhe nuk do të lejojë prishje të standardeve të tilla për llogaridhënie dhe transparencë. Ju njoftojmë se kryeministri Zaev e pranoi dorëheqjen e Rashkovskit”. tha Arsovski në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria duhej të presë dorëheqje nga Rashkovski ose vetë ta kërkojë pas publikimit të informacioneve me furnizimin e softuerit.

Dragi Rashkovski në një publikim në Fejsbuk në mëngjes shënoi se tërhiqet nga funksioni i sekretarit për monitoring dhe mbështetje të institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë dhe në publikim e shpërndau letrën që e ka dërguar deri te kryeministri ku i sqaron arsyet, për, tërheqjen e parevokueshme nga detyra. “E vërteta le të kontrollohet përmes institucioneve. Nuk ka fshehje pas funksioneve”, shënoi Rashkovski..

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në datën 10-të të muajit të kaluar hapi një lëndë për furnizim të softuerit për kontroll në komunikacion të cilin e ka shpallur Dragi Rashkovski si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa kontrollet edhe gjendja pronësore që e ka paraqitur në listën anketuese. Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar në datën 18-të të muajit të kaluar hapi lëndë pas zërave në lidhje me furnizimin e softuerit, ndërsa në datën 9-të të këtij muaji ishte kryer bastisje në hapësirat e firmës “Invoka grup”, prej ku është blerë softueri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat