Shilegov refuzon të përgjigjet për rrokaqiejt! Banorët e Novo Mallo kërkojnë menjëherë të miratohet ndërtimi

Maqedonia

Shilegov refuzon të përgjigjet për rrokaqiejt! Banorët e Novo Mallo kërkojnë menjëherë të miratohet ndërtimi

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:57
Projekti

Kryetari i Shkupit, Shilegov refuzon tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me planin problematik për ndërtimin e rrokaqiejve përballë Holiday Inn. Në ngjarjen e sotme për projektin transport i shpjet me autobus, pyetjes nëse do të ndërmarrë diçka për shkak se zbatimi i Planit të përgjithshëm urbanistik është në domen të tij, Shilegov tha se do tu përgjigjet vetëm pyetjeve që janë në lidhje me temën.

“Do të doja t’i përmbahemi temës, gjatë ditës së nesërme, në ngjarjen, do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Faleminderit shumë….faleminderit shumë…Jam i lumtur që jeni krenarë që pas 45 viteve qyteti i Shkupit merr transport publik bashkëkohor. Faleminderit”, tha Shilegov.

Në ndërkohë vazhdon hedhja e topit në relacion Komuna Qendër – Ministria e transportit dhe lidhjes, rreth mundësisë për suspendim të PDU. Ministri Bllagoj Boçvarski thotë se nga kryetari Bogdanoviq kanë marrë vetëm pyetësor se si duhet të përpilohet elaborati.

 “Ne në momentin kur do ta marrim kërkesën nga cilado komunë, qoftë komuna e Qendrës ose ndonjë tjetër komunë, në afat prej 15 ditëve do të prononcohemi në lidhje me suspendimin e këtij plani dhe ky është mendimi ynë që kthehet në Këshillin e komunës amë pas çka do të votojnë këshilltarët. Derisa nuk marrim kërkesë për suspendim ose elaborat për suspendim, ne nuk kemi lëndë për të vepruar”, u shpreh Boçvarski.

Këtë mëngjes, kryetari Bogdanoviq në gardhin para oborrit të komunës hasi në transparent në të cilin shkruante – Nënshkrim për miratim – nënshkrim i dorëheqjes. Nga ana tjetër një pjesë e banorëve të Novo Mallo kërkojnë që sa më shpejtë të miratohet ndërtimi dhe të mos ketë suspendim. Deri te kryeministri Zaev parashtruan peticion me nënshkrimet e mbledhura të banorëve që të lejohet ndërtimi.

 “Të mos mendojnë kryetari dhe institucionet të bëjnë suspendim të planit. Atëherë ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme nga ana jonë. Duam që kryetari i Shkupit të dalë menjëherë me leje për ndërtim. Me këtë e zgjidhim problemin 100 vjeçar që e kemi. Asgjë nuk kemi, as ujësjellës as kanalizim2, theksoi një banor i Novo Mallo.

Investitori i ndërtimit kompania MG Fashion pret lejen për ndërtim, por a do të lëshohet leja e tillë apo a do të suspendohet plani, tani për tani është e pasigurte. Përndryshe kryetari Bogdanoviq nga Antikorrupsioni mori propozim për të anuluar planin. Nuk është caktuar seancë e Këshillit të Komunës Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat