​Maqedoni Veriore: Gati 150.000 raste COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Maqedonia

​Maqedoni Veriore: Gati 150.000 raste COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 19:04
Ilustrim

Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 126.234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 18.392.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat