Arrestohet një person nga Velesi, dyshohet për përdhunim të një të miture

Maqedonia

Arrestohet një person nga Velesi, dyshohet për përdhunim të një të miture

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme është arrestuar 58 vjeçari nga Velesi për shkak të dyshimeve se ka përdhunuar një të mitur 15 vjeçare.

“Më 23.05.2021 në ora 22:15 në Veles, nga zyrtarët policor të SPB Veles është privuar nga liria R.J (58), pas denoncimit të 15 vjeçares nga Velesi se në ora 17:30 ka përdhunuar atë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet parashtresë adekuate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat