Filipçe: Pas 15 qershorit mund të hiqet ora policore

Maqedonia

Filipçe: Pas 15 qershorit mund të hiqet ora policore

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:43
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka quajtur lajm të mirë faktin që në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e Shkupit nuk është pranuar asnjë pacientë i infektuar me koronavirus.

Ai tha se nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të infektuarve, mund të ketë lehtësime edhe më tej të masave restriktive.

“Deri më 15 qershor Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të ketë edhe një mbledhje. Pas 15 qershorit, nëse vazhdojnë të jenë numrat në rënie, do të bëhet lehtësimi i masave.

Kur them lehtësimi i masave mendoj për dy gjëra, orën policore dhe organizimin e evenimenteve tjera”, deklaroi Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat