Sa raste aktive me COVID-19 ka në Maqedoninë e Veriut?

Maqedonia

Sa raste aktive me COVID-19 ka në Maqedoninë e Veriut?

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7 viktima dhe 10 raste të reja me COVID-19.

Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.455 ndërsa numri i rasteve në 155.417.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 332 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.292.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 670.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.825 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 814.518 teste në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat