Roth: Ju lutemi, tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Roth: Ju lutemi, tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:58
Michael Roth

Ministri gjerman për Evropën Michael Roth sot gjatë Këshillit të Punëve të Përgjithshme të BE-aë, theksoi se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë detyrimet e saja ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë pa vonesë.

“Ju lutem. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar progresin e të gjithë Bashkimit Evropian. Le të mendojmë strategjikisht dhe të kuptojmë: Tani duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, plus që nuk kemi asnjë interes për të lënë një vakum strategjik atje. Faleminderit”, shkruan Roth në Twitter.

Më parë, përpara takimit të kabinetit, Roth përsëriti qëndrimin e Gjermanisë se çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë procesin e zgjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat