Babai kërkon vajzën në Siri/ Tahsim Ibrahimi nga Maqedonia i ka shpresat te qeveria shqiptare: Kam 4 vjet pa folur me të

Maqedonia

Babai kërkon vajzën në Siri/ Tahsim Ibrahimi nga Maqedonia i ka shpresat te qeveria shqiptare: Kam 4 vjet pa folur me të

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:46
Tahsim Ibrahimi

“Dua të më kthehet, si çdo prind që e do fëmijën pranë”

Që prej 30 qershorit të vitit 2017 Tahsim Ibrahimi ka humbur kontaktet me vajzën e tij. Fatlumja humbi kuptimin e emrit me largimin drejt Sirisë në moshën 18 vjeçare.

Këto janë fotot e fundit të Fatlumes që i ati i mban gjithmonë me vete dhe i ruan që prej 15 majit të 2014 kur vajza e vetme ju largua nga Belgjika ku jetonin drejt Sirisë me të fejuarin.

Tahsimi tregon se janë besimtarë myslimanë, por beson se fëmija është mashtruar. Me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ai shprehet se pas pushimeve aty kishte vënë re ndryshim të sjelljes së vajzës.

Prej më shumë se katër vitesh, Tahsimi nuk i ka dëgjuar më zërin vajzës, nuk di ku është dhe se si është ajo, por nga komunikimi i fundit mban mend se ishte zhvendosur drejt Irakut.

Pas përpjekjeve të shumta nga ana e tij, trokitjeve në dyert e qeverisë maqedonase dhe të Belgjikës që e kanë zvarritur çështjen prej kohësh, të vetmen shpresë e ka te qeveria shqiptare teksa i drejtohet nëpërmjet Top Channel me një lutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat