Ohri, Vasileva dhe Koçani janë komunat më transparente, Pllasnica më e mbyllura

Maqedonia

Ohri, Vasileva dhe Koçani janë komunat më transparente, Pllasnica më e mbyllura

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Më shumë komuna në shtet nuk punojnë mjaftueshëm për të plotësuar standardet për transparencë. Transparenca mesatare në komunat është 25 për qind, tregon hulumtimi që e ka zbatuar Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në korniza të projektit të USAIDI-it për pjesëmarrje qytetare.

Rezultate më të mira kanë komuna e Ohrit (51 për qind), Vasileva (48 për qind) dhe Koçani (48 për qind), ndërsa më të ultë të renditura janë Pllasnica (3 pikë). Në 10 komunat më transparente janë edhe Manastiri, Kavadari, Vallandova, Velesi, Karposhi, Prilepi dhe Gjevgjelia.

Tek rajonet planifikuese, komunat më transparente janë rajonin juglindor, ndërsa më të mbyllura janë komunat në rajonin e Pollogut me transparencë mesatare prej 19 për qind.

Sipas rezultateve të marra nga hulumtimi, pjesa më e madhe e ueb-faqeve në komunat nuk i mbajnë informacionet bazike të kërkuara me ligj. Pjesë e tyre siç është komuna e Krivogashtanit, nuk janë regjistruar në domenin gov.mk, ndërsa disa komuna si komuna e Ilindenit kanë dy ueb-faqe. Ka edhe komuna siç është komuna e Sarajit ueb-faqet nuk plotësojnë kërkesa për siguri kibernetike, ndërsa ka edhe ueb-faqe ku nuk janë funksionale mjetet për kërkim. Nuk janë të azhurnuara as të gjitha versionet gjuhësore në ueb-faqe.

Më së shumti komuna që nuk kanë as një dokument (strategji, politikë, procedura) për transparencë.

Në lidhje me transparencën financiare komunat plotësojnë vetëm 27 për qind nga indikatorët. Rezultatet më të mira në këtë pjesë tregon komuna e Karposhit (58 për qind), ndërsa rezultate më të dobëta tregon komuna e Tearcës, Sarajit, Studeniçanit, Sopishtës, Probishtipit, Vrapçishtes dhe Haraqinës që nuk kanë publikuar asnjë të dehën për veprimtarinë financiare.

Vetëm 25 komuna kanë njoftuar kohën për konsultime tek kryetari i komunës për qytetarët.

Hulumtimi tregoi se për herë të parë këtë vit janë publikuar të dhënat në format të hapur nga ana e disa komunave. Të tillat si e Ohrit, Zhelinës, Prilepit, Vasilevës, Aerodromit, Shtipit, Vevçanit, Kumanovës, Gjorçe Petrovit, Kavadarit dhe Rosomanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat