Aplikohen gjithsej 1.560.477 doza vaksinash, 45% e qytetarëve janë rivaksinuar

Maqedonia

Aplikohen gjithsej 1.560.477 doza vaksinash, 45% e qytetarëve janë rivaksinuar

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3.250 doza vaksine, nga të cilat 884 u aplikuan si doza e parë, 2.257 u rivaksinuan dhe 109 qytetarë morën dozën e tretë të vaksinës.

“Deri më 16 tetor, gjithsej 799.012 qytetarë janë vaksinuar, 760.317 janë rivaksinuar, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.

54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, dhe 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje thonë se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat