Gara për Qytetin e Shkupit, kandidatët e skualifikuar nuk orientojnë votuesit

Maqedonia

Gara për Qytetin e Shkupit, kandidatët e skualifikuar nuk orientojnë votuesit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:31
Ilustrim

Rezultatet në rrethin e dytë për Qytetin e Shkupit do të varen nga ridestinimi i votave të cilat në rrethin e parë i morën kryesisht tre kandidatët, Pero Georgievski nga “E Majta”, kandidatja e pavarur Ana Petrovska dhe Arben Shaqiri nga Partia Liberal Demokrate dhe Ripërtëritja Demorkatike e Maqedonisë. Megjithatë, asnjëri prej tyre, të paktën publikisht, nuk bërë thirrje publike për mbështetjen e kandidates së pavarur e cila ka edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare, Danella Arsovska apo kandidatit të LSDM-së Petre Shilegov. E Majta thotë se është herët për të vendosur.

“E Majta”

“Është shumë herët për një gjë të tillë. Për momentin nuk kemi vendosur kontakt dhe nuk kemi marrë vendim.”

Kandidatja e pavarur Ana Petrovska nuk do t’u sugjerojë votuesve se cilin të votojnë.

 “Nuk kemi vendosur kontakt me asnjërin nga kandidatët dhe nuk do të vendosim. Në këtë luftë ne hymë për të mbrojtur vlerat dhe agjendën e gjelbër dhe presim që secili nga kandidatët që do të fitojë për Qytetin e Shkupit të angazhohet, t’i adaptojë në programin e tij dhe t’i respektojë këto parime. Ne në këshillin e Qytetit të Shkupit, përmes dy këshilltarëve tanë do të angazhohemi për zbatimin e shtatë parimeve me të cilat garuam në zgjedhje.”- pohoi Ana Petrovska, kandidate në rrethin e parë.

Kandidati Arben Shaqiri nuk u përgjigj në sms-porositë, megjithatë më herët ka deklaruar se qytetarët e Shkupit janë të mençur për të marrë vetë vendim.

Të tre kandidatët e lartpërmendur të rrethit të parë , sipas ëeb faqes së KSHZ-së ku janë përpunuar rreth 95% e të dhënave, kanë fituar mbi 39 mijë vota. Mbi 20 mijë vota mori Goergievski, mbi 9 700 vota Petrovska dhe mbi 8 800 vota Shaqiri. Ndërkohë dallimi mes Arsovskës dhe Shilegovit është mbi 7 900 vota. Arsovska në rrethin e parë u votua nga mbi 86 mijë votues kurse Shilegov nga mbi 78 mijë votues.

 Rezultatet nga KSHZ – (95% e të dënave)

20 434 vota – Pero Georgievski, “E Majta”

9 776 vota – Ana Petrovska, kandidate e pavarur

8 871 vota – Arben Shaqiri, PLD dhe RDM

39 081 vota gjithsej

86 159 – Danella Arsovska, kandidate e pavarur

78 244 – Petre Shilegov, LSDM

 7 915 vota dallim

Shilegov nuk ka marrë konfirmim nga asnjëri prej kandidatëve për mbështetje por e filloi sot përpjekjen e tij për ta siguruar atë.

 “Më vjen mirë që me shumicën prej tyre kishim projekte dhe mendime të ngjashme se si Shkupi duhet të vazhdojë të zhvillohet. Besoj se ju qytetarët të cilët i mbështetët ata në rrethin e parë, e mbështesni politikën e përparimit dhe zhvillimit të cilën ne tashmë 4 vjet e zbatojmë. Nga sot fillon procesi i konsolidimit të mbështetjes ndaj meje për kryetar të Qytetit të Shkupit. U zgjas dorën të gjitha partive politike dhe organizatave të cilat besojnë se Shkupi duhet patjetër të vazhdojë të zhvillohet dhe se atë që e kemi filluar duhet ta përfundojmë.”- deklaroi Petre Shilegov, kandidat për Qytetin e Shkupit.

Arsovska nuk u përgjigj në pyetje nëse ka vendosur kontakt me ndonjërin nga kandidatët, por, një ditë më parë tha se beson që të gjithë ata duan ndryshim.

 “Vetë kjo tregon se meqë kemi aq shumë kandidatë, të gjithë këto njerëz duan të shohin ndryshime në Qytetin e Shkupit dhe të gjithë këto njerëz kanë hyrë në garë të zgjedhen për diçka më mirë. Unë besoj se të gjithë këto njerëz do të ndikojnë për ndryshime në kryeqytet. Do të doja t’i ftoj të gjithë të më mbështesin edhe në rrethin e dytë sepse besoj se e dëshmuan se Shkupit i duhen ndryshime pozitive.”- pohoi Danella Arsovska, kandidate për Qytetin e Shkupit.

Për Qytetin e Shkupit në rrethin e parë votuan mbi 440 mijë votues. Në garën për kryetarë ishin gjithsej 12 kandidatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat