Arrestohen dy persona në Manastir, kapen me drogë

Maqedonia

Arrestohen dy persona në Manastir, kapen me drogë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Dje janë arrestuar dy dilerë nga Manastiri pasi janë kapur me heroinë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në rrugën “Tetë” në Manastir janë arrestuar V.U.(33) dhe M.K.(31), që të dy nga Manastiri sepse te ata është gjetur dhe marrë heroinë”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Ata janë arrestuar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës deri te prokuroria përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat