MPJ: Mbi një mijë qytetarë të Maqedonisë në Gjermani tashmë e shfrytëzuan mundësinë për lëshim mobil të pasaportave në Konzullatën në Bon

Maqedonia

MPJ: Mbi një mijë qytetarë të Maqedonisë në Gjermani tashmë e shfrytëzuan mundësinë për lëshim mobil të pasaportave në Konzullatën në Bon

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 10:48
Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, për më pak se tre muaj, mbi një mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë u fotografuan për pasaporta të reja në Njësinë Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bon, ku me sukses hyri në funksion stacioni i ri bazë.

“Shtatëqind pasaporta biometrike janë gati ndërsa vijon përpunimi i kërkesave të arritura, përmes pajisjes së re e cila ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në shkurtimin e procedurës, uljen e shpenzimeve, si dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve tanë në Gjermani”

“Ky projekt është jashtëzakonisht i favorshëm për diasporën tonë! Nga përvoja gjatë kohës së fundit, prej që e filluam projektin, mund të jem dëshmitar vetëm i rritjes së kënaqësisë tek palët. Për momentin në Ambasadën tonë në Bon, palët marrin dokument udhëtimi të gatshëm për më pak se 30 ditë”, tha Konsulli Mirçeski.

Përmirësimi i shërbimeve të Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes stacioneve bazë dhe mobile është një nga projektet e shumta të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diasporën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat