Grubi: Kryeministrin shqiptar e propozon Ali Ahmeti, VMRO mund të propozojë kur t’i fitojë zgjedhjet

Maqedonia

Grubi: Kryeministrin shqiptar e propozon Ali Ahmeti, VMRO mund të propozojë kur t’i fitojë zgjedhjet

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Artan Grubi

Artan Grubi nga BDI ka komentuar propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së që Afrim Gasgi të jetë mandatar për kryeministër në Qeveri kalimtare.

Grubi thotë se për të propozuar kryeministër, VMRO-DPMNE fillimisht duhet të fitojë zgjedhjet parlamentare.

“Propozimi vije nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, gjegjësisht nga z. Ali Ahmeti, nuk mund të propozojë ndonjë parti tjetër në përputhje me marrëveshjen, në veçanti jo VMRO, për arsye se nuk e ka mandatin.

Në momentin kur e fiton mandatin në zgjedhje parlamentare, po qoftë se propozon një shqiptar VMRO-ja për kryeministër në vend të z.Mickoskit apo këdo qoftë tjetër që e kanë planifikuar për mandatar, gjithsesi se do e përkrahim”, ka deklaruar Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat