Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e Sassolit: Ishte mbështetës i madh i zgjerimit të BE-së

Maqedonia

Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e Sassolit: Ishte mbështetës i madh i zgjerimit të BE-së

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:17
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Xhaferi shkruan se Sasoli ishte i përkushtuar ndaj paqes dhe barazisë dhe ishte mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të BE-së.

“Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të shpreh ngushëllimin më të thellë ndaj familjes, ndaj të afërmve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së Kryetarit të Parlamentit Evropian, kolegut dhe mikut tonë të dashur David Sassoli. Kryetari Sasoli, ishte politikan i cili shihte në ardhmëri, ishte i përkushtuar ndaj paqes dhe barazisë dhe ishte mbështetës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian”.

“Trashëgimia e tij përfshin krijimin e familjes së përbashkët evropiane e cila do të përgjigjet ndaj pritjeve të gjithë qytetarëve evropianë. Me respekt të sinqertë ndaj trashëgimisë së tij, shprehim keqardhje për humbjen e tij bashkë me familjen e tij dhe kolegët nga Parlamenti Evropian”, ka shkruar Xhaferi.

Ndryshe, kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur, njoftoi zyra e tij herët në mëngjesin e së martës.

Ai ndërroi jetë pas një “komplikacioni të rëndë”, që kishte të bënte me sistemin e tij imunitar.

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano, Itali”, ka shkruar zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat