OBRM-PDUKM: Mickoski në takim me kryeministrin bullgar mbajti qëndrimet që tashmë janë të njohura

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mickoski në takim me kryeministrin bullgar mbajti qëndrimet që tashmë janë të njohura

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte takim me kryeministrin bullgar, ndërsa nga partia e tij thonë se Mickoski ka mbajtur të njëtat qëndrime që tashmë publikisht janë të njohura.

Në takim, sipas partisë së Mickoskit u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me marrëdhëniet e dy vendeve.

“Ajo që u theksua ishte nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhënie të hapura dhe ndërlidhje me tema dhe fusha ku është i mundshëm bashkëpunimi dhe përfitimi i përbashkët për qytetarëve e dy vendeve”, thuhet në njofti.

Ata theksojnë se është folur për nevojën e bashkëpunimit që sigurojnë të ardhme, investime në arsim, shkencë, korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme.

Mickoski në takim ka theksuar se në vend të bllokimeve nevojiten ura dhe marrëdhënie të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat