Gjorçev: Negociatat me Bullgarinë do të jenë të gjata dhe të vështira

Maqedonia

Gjorçev: Negociatat me Bullgarinë do të jenë të gjata dhe të vështira

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:31
Marjan Gjorçev

Dialogu dypalësh mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka hyrë në qorrsokak, kështu që për të vazhduar negociatat duhet të diskutohet, të propozohen ide, pikëpamje, të mendohet se si të tejkalohet situata me veton bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë.

Ky është vlerësimi fillestar i ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev, pas dinamikës së intensifikuar në marrëdhëniet maqedono-bullgare, si rezultat i takimeve të kryeministrave Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petrov, formimi i disa grupeve punuese sektoriale dhe sesioni ndërqeveritar.

Gjorçev për “Fokus” tha se ana e mirë është se dialogu vazhdon, edhe pse, siç thekson ai, të dyja palët janë larg zgjidhjes së dukshme dhe të shpejtë për çështjen kyçe – sfidimin e kontinuitetit historik të kombit dhe gjuhës maqedonase.

“Ana e keqe është se propozimi i kryeministrit bullgar Petkov për përmirësimin e procesit negociator me punën e katër komisioneve të tjera përveç komisionit historiko-arsimor është vetëm një “formulim” i ri në negociata, ndërsa thelbi mbetet i njëjtë”, tha Gjorçev.

Ai shton se pranimi i diskutimit për formulën 5 + 1 është hap i gabuar i palës maqedonase, sepse sipas tij është në interes vetëm të palës bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat