Zakharieva: Janë nënshkruar së paku 20 memorandume me Maqedoninë e Veriut, shumica kanë ngelur në letër

Maqedonia

Zakharieva: Janë nënshkruar së paku 20 memorandume me Maqedoninë e Veriut, shumica kanë ngelur në letër

Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:06
Ekaterina Zakharieva

Vetëm për Korridorin 8 midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit janë nënshkruar tre memorandume. Kështu ia ka kujtuar nga foltorja e Kuvendit, ish-ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zakharieva, kryeministri Kiril Petkov, i cili sot raportoi para deputetëve për takimet maqedono-bullgare.

Zakharieva theksoi se janë nënshkruar së paku 20 memorandume, por shumica e tyre mbeten në letër dhe nuk janë realizuar nga Shkupi.

“Zvogëloni pak entuziazmin, do ta ngrini shumë lart rampën dhe pastaj do të duhet të shpjegoheni”, tha Zakharieva, duke shtuar se kjo është “këshillë miqësore, jo armiqësore”.

Lidhur me dokumentet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut, Zakharieva theksoi: “Të shohim se çfarë do të pasojë prej tyre”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat