Troshanovski: Rusia nuk qëndron prapa vetos bullgare

Maqedonia

Troshanovski: Rusia nuk qëndron prapa vetos bullgare

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Mendoj se duke pasur parasysh praninë e këtij grupi qeverisës në Bullgari, Rusia nuk qëndron prapa vetos së Sofjes ndaj Maqedonisë. Petkov dhe koalicioni qeveritar nuk janë përfaqësues të atij ndikimi, thotë Marko Troshanovski, drejtor i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, qeveria bullgare aktualisht është e përkushtuar për të gjetur një kompromis funksional.

“Fatkeqësisht qeveria atje është e paqëndrueshme dhe palët brenda kanë lidhje shumë të pazgjidhura me Rusinë nga e kaluara, të dukshme dhe të padukshme dhe mendoj se vetoja ndaj Maqedonisë është një kombinim i vendeve euroskeptike që qëndrojnë pas Bullgarisë (ajo nuk është e vetme në bllokimin e procesit) dhe procesi i vendimmarrjes me koncensus që mundëson këto lojëra.

Zgjidhja për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë është në Bruksel”, thotë Troshanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat