Disa tregtarë në Manastir nuk do të shesin bukë të bardhë, pasi Qeveria vendosi të shitet me çmimin blerës

Maqedonia

Disa tregtarë në Manastir nuk do të shesin bukë të bardhë, pasi Qeveria vendosi të shitet me çmimin blerës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Disa nga dyqanet në Manastir që merren me tregti me pakicë, kanë njoftuar blerësit se sot nuk do ta shesin bukën, sepse nuk kanë asnjë fitim nga shitja e atij produkti ushqimor.

Ata vendosën për një hap të tillë pasi qeveria, në grupin e masave të marra për mbrojtjen e standardit të jetesës, vendosi të ngrijë marzhet tregtare të produkteve bazë ushqimore njerëzore, në mënyrë që buka e bardhë dhe gjysëm e bardhë, vaji i lulediellit dhe mielli të shiten me çmimin e blerjes.

“Dikur shisja 320 bukë të bardhë në ditë, tani më duhet t’i shes pa fituar asnjë qindarkë. Ne në këtë biznes jetojmë nga marzha. Ky është biznesi ynë familjar dhe nuk kemi të ardhura të tjera. Duke qenë se nuk ka njoftime për ndryshimin e kësaj mase, vendosëm të mos e shesim bukën e bardhë. Do të ketë vetëm bukë integrale dhe të zezë në copa, në të cilat nuk është e ndaluar vendosja e marzhës. U kemi thënë blerësve që bukë tjera të marrin në furrat e bukës”, thonë disa pronarë të dyqaneve në Manastir.

Por, ka edhe markete që do të vazhdojnë të shesin bukë edhe pse çmimet e shitjes nuk u përshtaten, por pronarët thonë se kanë frikë nga inspektimi.

“Ne u thamë institucioneve kompetente se kjo masë nuk na përshtatet, por na thanë se kemi marzhe në produktet tjera, kështu që mund ta zgjerojmë gamën”, kanë thënë tregtarët Manastir.

Ndryshe, Qeveria bëri të ditur se kanë marrë pëlqimin për masa të tilla nga dy odat ekonomike dhe i kanë miratuar për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve nga rritja e çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat