“Ka pasur shumë sulme hibride gjatë regjistrimit, e dimë se nga kanë ardhur, por nuk e dimë se kush i ka porositur”, tha Spasovski

Maqedonia

“Ka pasur shumë sulme hibride gjatë regjistrimit, e dimë se nga kanë ardhur, por nuk e dimë se kush i ka porositur”, tha Spasovski

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:15
Spasovski

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski sonte në ClickPlus në TV21 tha se ka pasur shumë tentime për sulme hibride gjatë procesit të regjistrimit. Spasovski tha se institucionet kanë arritur të krijojnë mekanizëm mbrojtës që nuk ka dëmtuar procesin.

“Ka pasur shumë sulme që kanë ndodhur gjatë realizimit të regjistrimit. Ne kemi qenë këtu gjatë gjithë kohës për të ndihmuar Entin Shtetërorë të Statistikave, përmes reparti tonë për krime kibernetike”, tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski tha se kanë informaccione se nga kanë ardhur sulmet, por që nuk kanë arritur ta definojnë se kush i ka porositur të njëjtat.

“Është vërtetuar saktë se nga vijnë sulmet, por asnjëherë nuk mund të vërtetoni se kush është inspiruesi ose porositësi i atyre sulmeve”, theksoi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat