Arrestohen 12 persona në Shkup, kapen me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohen 12 persona në Shkup, kapen me lëndë narkotike

Më: 8 maj 2022 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit të Shkupit ka kryer kontrolle në disa lokale.

Atje  janë gjetur substanca narkotike, me çka janë arrestuar 12 persona.

“Përkatësisht, tek M. J. (24) nga Prilepi, A.S. (23) nga Shkupi, S.L. (48) nga Shkupi, K.T. (24) nga Velesi, B.S. (25) nga Shkupi, P. R. (23) nga Shkupi, T.V. (24) nga Shkupi dhe S.J. (33) nga Shkupi, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek M.K. (26) nga Shkupi, N.N. (22) nga Manastiri, A.B. (26) nga Shkupi dhe A.B. (25) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat