Sela: Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për fillimin e negociatave, do të shqyrtojmë pozicionin tonë në Kuvend

Maqedonia

Sela: Nëse më 22 qershor nuk marrim datë për fillimin e negociatave, do të shqyrtojmë pozicionin tonë në Kuvend

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:23
Zijadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një konferencë për shtyp për lirinë e medias në vend foli edhe për bllokadën në Kuvend nga ana e OBRM-PDUKM-së.

Ai tha se kjo është e drejtë legjitime e çdo partie, por ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë si të pavarur. Sela tha se do të presin deri më datë 22 qershor kur dhe do të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata si parti do të vlerësojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.

“Është e drejtë legjitime e një parti politike, Ne kemi agjendën tonë politike ku kemi propozuar disa ligje. Ku dje në seancën e Kuvendit nuk u vendosën në rendin e ditës propozimet tona për lojërat e fatit, por u vendosën pika të tjera që kishin vetëm dy ditë që ishin depozituar.

Bllokimi i Kuvendit po bëhet gjithmonë edhe më i arsyeshëm sepse Kuvendi është shndërruar në makineri vetëm për pushtetin, duke votuar vetëm ligje që u interesojnë atyre.

22 qershori është një datë që të gjithë presin të hapen negociatat, edhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të shohim se si do të veprojmë. Aleanca është e pavarur vepron për interesat e saja”, tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat