Bekteshi: Ata që shpenzojnë më pak dhe që kanë të ardhura më të vogla, do të paguajnë më pak energji elektrike

Maqedonia

Bekteshi: Ata që shpenzojnë më pak dhe që kanë të ardhura më të vogla, do të paguajnë më pak energji elektrike

Më: 14 maj 2022 Në ora: 09:48
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në “10 Minuta” në TV21 njoftoi se së shpejti do të prezantohet modeli i ri i tarifimit të energjisë elektrike.

Ministri tha se me tarifat e reja, qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike dhe që kanë më pak të ardhura do të paguajnë më pak.

“Do të vendosim bllok tarifat apo fashat siç njihen, me të vetmin qëllim që të kemi pra tarifë që do të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët varësisht nga konsumi i qytetarëve, por varësisht edhe nga të ardhurat e qytetarëve”, tha Bekteshi.

Ai gjithashtu informoi se ulja e çmimit të vajit të gatimit do të ndodhë kur të hapen plotësisht korridoret e importit nga Ukraina.

Sipas Bekteshit, kjo varet nga tregjet botërore, si dhe nga çmimet e lulediellit dhe vajit të parafinuar, të cilat kryesisht importohen nga Ukraina dhe Bullgaria.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat