Vangelov: Me Bullgarinë duhet të gjejmë një zgjidhje por le të ndalohet gjuha e urrejtjes nga Sofja zyrtare

Maqedonia

Vangelov: Me Bullgarinë duhet të gjejmë një zgjidhje por le të ndalohet gjuha e urrejtjes nga Sofja zyrtare

Më: 25 maj 2022 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Politologu Ognen Vangelov, i cili është anëtar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, në një intervistë tha se puna e Komisionit ka ngecur për një kohë të gjatë.

Ngërçi, siç sqaron ai, vjen pas vendimit të Bullgarisë për të vënë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në dhe kjo, siç thotë ai, është reflektuar drejtpërdrejt në punën e Komisionit.

“Ne dallojmë në kuptimin tonë se çfarë do të thotë termi “histori e përbashkët” dhe nuk pajtohemi këtu dhe ndoshta nuk do të pajtohemi as në të ardhmen. Kjo është baza e ngërçit në Komision”, theksoi Vangelov.

Ai vlerëson se çdo zgjidhje mund të arrihet mes dy vendeve, por në një atmosferë më të relaksuar.

“Kur nxehet atmosfera, e cil më së shpeshti nxehet nga ana bullgare, ekskluzivisht të gjitha deklaratat politike që përmbajnë elemente urrejtjeje, provokimesh, vijnë ekskluzivisht nga pala bullgare, ne flasim institucionalisht. Ata thonë se këtu ka gjuhë urrejtjeje dhe se Maqedonia duhet të parandalojë gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë”,  tha Vangelov.

Politologu thotë se nuk është aq e vështirë t’u gjesh zgjidhje problemeve të diskutuara në tryezë, por problemi është politizimi i atyre zgjidhjeve.

“Radev vazhdimisht bën deklarata që janë jo vetëm provokuese por edhe fyese dhe ndonjëherë përmbajnë gjuhë urrejtjeje. Është një gjuhë e institucionalizuar e urrejtjes që vjen nga Bullgaria nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Për këtë duhet të përgjigjen institucionet përkatëse dhe ne si anëtarë të Komisionit ti përmbahemi asaj që është detyrë e jonë dhe është në kompetencat tona”, tha Vangelov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat