MPB: Është sulmuar fizikisht një punëtor në një pompë të derivateve

Maqedonia

MPB: Është sulmuar fizikisht një punëtor në një pompë të derivateve

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Një rrahje ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Komunën e Ilindenit – Shkup, me ç’rast është sulmuar punëtori në pompën e derivateve.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot në mëngjes në 02.10 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup, personi me iniciale M.M (32 vjeçar) nga fshati Ajvatovc, komuna e Ilindenit, ka raportuar se në vendin e punës në një pompë karburanti në fshatin Kadino – Komuna e Ilindenit, pas një mosmarrëveshje të mëhershme është sulmuar fizikisht nga personi me iniciale L.J (41 vjeçar) nga Komuna e Haraçinës.

Policia po merr masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat