Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Propozimi francez arsyeton kërkesat nacionaliste bullgare

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Propozimi francez arsyeton kërkesat nacionaliste bullgare

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:35

Partia Lidhja Demokratike në Maqedoni ka komentuar propozimin francez i cili që nga dita e djeshme ka qarkulluar nëpër shumë media vendore.

Sipas LD-së propozimi Francez do të thelloj akoma më shumë ngërçin e bisedimeve ndërmjet dy palëve në konflikt.

“Lidhja Demokratike shpreh rezerva serioze për propozimin francez për zhbllokimin e Maqedonisë në fillim të negociatave për anëtarësim në BE, sepse ai në thelb thith kërkesat nacionaliste dhe negative të Bullgarisë dhe e kthen mosmarrëveshjen dypalëshe, përmes kornizës negociuese, në mosmarrëveshje midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas dokumenteve të publikuara nga mediat e deritanishme, Draft Kornizës së Negociatave për Fillimin e Procesit të Integrimit Evropian dhe Draft Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, është e qartë se kërkesat e Bullgarisë bëhen pjesë e kuadrit negociator të BE-së dhe progresi drejt Evropës do të varet nga përmbushja e tyre. Kjo do të thotë se eurointegrimet tona po bëhen peng i interesave antimaqedonase në Sofje, këtë herë me vulë evropiane. Është e qartë se propozimi është rezultat i koordinimit paraprak të përfaqësuesve të qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, por fakti që ka ose janë shpallur disa dokumente lidhur me mosmarrëveshjen, protokollet që do të nënshkruhen nga të dyja vendet, si dhe Plani i Veprimit, i cili duhet të përshkruajë në detaje se çfarë duhet të bëjë Maqedonia, në thelb nënkupton pranimin e një marrëveshjeje të re, përveç Marrëveshjes ekzistuese të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë, zbatimi i së cilës tani do të monitorohet nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja e re konteston në mënyrë aktive identitetin, historinë dhe gjuhën maqedonase dhe në të njëjtën kohë nuk ofron garanci se Bullgaria nuk do të dalë më me kërkesa, shantazhe dhe bllokada të reja”, thuhet në njoftim.

Nga partia deklaruan se qëndrimin final lidhur me këtë çështje do ta japin pas marrjes së tekstit bazik të propozimit dhe analizës së tij të thelluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat