Aliaj: Vetoja bullgare nuk ka ekzistuar, përdoret si mekanizëm bllokues pasi nuk e meritojmë integrimin në BE

Maqedonia

Aliaj: Vetoja bullgare nuk ka ekzistuar, përdoret si mekanizëm bllokues pasi nuk e meritojmë integrimin në BE

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 23:28
Ilir Aliaj

Njohësi i çështjes së integrimit Ilir Aliaj u shpreh në Debat se çështja e vetos bullgare nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se ajo është një mekanizëm i Unionit për të na mbajtur ku jemi pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e meritojnë hapjen e negociatave.

Sipas Aliajt, nëse Brukseli dhe Uashingtoni do të kishin dashur heqjen e vetos, ajo do të ishte hequr menjëherë, vetëm me një telefonatë kërkese drejt Bullgarisë.

“Vetoja bullgare ishte e vërtetë apo një pretekst i Bullgarisë? Unë mendoj se nuk ka pasur një veto bullgare. Mendoj se kjo veto është një mekanizëm për të na mbajtur këtu ku jemi sepse nuk e meritojmë hapjen e negociatave. Sigurisht që Bullgaria është përdorur si masha e Bllokut. Sofja me një telefonatë nga Brukseli apo Uashingtoni do të ngrihej në këmbë për të hequr veton. Ne nuk e meritojmë. Shikoni raportet. Ne nuk kemi probleme me Bullgarinë”, u shpreh Aliaj.

Vetoja bullgare është kryefjala e të gjitha lajmeve në Maqedoni dhe Bullgari këto kohë.

Njohësit e politikës thonë së pas rrëzimit të qeverisë së Petkovit, integrimi i Maqedonisë në BE mund të ngadalsohet apo pezullohet, me ç’rast është penalizuar dhe Shqipëria për disa vite shkaku i Maqedonisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat