Vangelov: Me veprimet e përsëritura, BE po zhgënjen publikun

Maqedonia

Vangelov: Me veprimet e përsëritura, BE po zhgënjen publikun

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Profesori dhe anëtari i Komisionit të Përbashkët Historik, Ognen Vangelov vlerëson se përshtypja kur vendoset për fillimin e negociatave me BE-në, ndodh në momentin e fundit.

Çdo gjashtë muaj, ditët janë vendimtare. Ka një konfuzion të përgjithshëm në opinion, sidomos me këtë propozim francez. Përshtypja është se situata është konfuze dhe kaotike brenda në vetë BE-në. Ne tashmë e dimë se çfarë po ndodh në Bullgari, për këtë çështje do të shohim sot më konkretisht. Është e qartë se ne e refuzuam atë kornizë dhe e dimë përse”, thotë Vangelov.

Historiani beson se qëndrimi negativ ndaj BE-së vetëm sa po intensifikohet.

Është e dukshme që në momentin e parë kur Bullgaria vuri veton, duke vënë në tavolinë kërkesa të reja. Për këtë kontribuojnë deklaratat e përfaqësuesve bullgarë ndaj Maqedonisë në dy vitet e fundit, të cilat janë konsistente në ashpërsi dhe agresion. Publiku e sheh këtë nga prizmi i qëndrimit të padrejtë të BE-së ndaj Maqedonisë, gjegjësisht pamundësisë për të ndikuar në Bullgari. Ai zhgënjim definohet edhe drejt rezistencës ndaj BE-së, ka kohë që është e dukshme”, theksoi Vangelov.

Sipas tij, BE përfiton nga forcimi i nacionalizmit të brendshëm.

Nuk është e çuditshme të shihet një ripërsëritje e asaj që ndodhi pas vetos nga Greqia në 2008, pas së cilës skena politike u radikalizua. Nuk jam shumë optimist se nga kjo do të dalim në formë të mirë”, shtoi Vangelov në emisionin “Brifingu i mëngjesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat