Osmani: Qeveria franceze i ka propozimet e të dyja palëve, tani duhet të arrijmë në një zgjidhje

Maqedonia

Osmani: Qeveria franceze i ka propozimet e të dyja palëve, tani duhet të arrijmë në një zgjidhje

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:41
Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “10 Minuta” tha se Qeveria franceze i ka në tavolinë propozimet e të dyja palëve, tani u përket atyre si t’i çojmë punët përpara.

“Qeveria franceze i ka propozimet e të dyja vendeve, edhe të Republikës së Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Duhet tani të arrijmë në një marrëveshje më të mirë për të dyja palët, si do ta gjejmë kjo duhet parë.

Nuk mund të arrijmë në një marrëveshje të mirë për njërën palë dhe një të keqe për palën tjetër, por në linja kryesore për të mirën e të dyja palëve”, tha Osmani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat