Varhelyi: Për Maqedoninë e Veriut janë tejkaluar të gjitha pengesat, Bullgaria e ka pranuar zgjidhjen

Maqedonia

Varhelyi: Për Maqedoninë e Veriut janë tejkaluar të gjitha pengesat, Bullgaria e ka pranuar zgjidhjen

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:54
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, tha se konferenca e parë ndërqeveritare e BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të mbahet në ditët në vijim, njofton AIM nga Brukseli.

“Janë bërë shumë përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani është koha që të gjitha palët e interesuara të hedhin hapin e fundit. Kam shumë shpresa se konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet brenda pak ditësh.

Këto vende kanë ofruar gjithçka që kërkohet prej tyre. Ata janë gati, duhet të jemi edhe ne. Kemi një vendim në tavolinë që është miratuar nga Parlamenti bullgar. Të gjitha pengesat janë tejkaluar, BE-ja duhet të ecë përpara”, tha Varhelyi.

Ai theksoi se BE-ja është e vendosur të sjellë të gjithë rajonin në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në të gjithë mekanizmat për zbutjen e krizës, duke përfshirë sigurinë ushqimore dhe furnizimin me gaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat