Qeveria e RMV-së: Investimi më i madh i ri prej 126 milionë euro i “Gereshajmer” që nga themelimi i ZZHTI-së

Maqedonia

Qeveria e RMV-së: Investimi më i madh i ri prej 126 milionë euro i “Gereshajmer” që nga themelimi i ZZHTI-së

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:41
Foto nga takimi

Kompania gjermane farmaceutike “Gereshajmer” hap fabrikë të re në ZZHTI3 Shkup 2 në të cilën do të investojë mbi 126 milionë denarë, që përfaqëson shumë rekorde të investimit që nga themelimi i Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI), njoftojnë nga Qeveria.

Vendimin për investimin e kompanisë e kumtoi nënkryetari i “Gereshajmer”, Oliver Burgel në takim me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski.

“Kryeministri Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga vendimi i kompanisë “Gereshajmer” të investojë në Maqedoninë e Veriut, që është konfirmim për politikat qeveritare ekonomike dhe klimën investuese pozitive në vend. Në mënyrë plotësuese Kryeministri Kovaçevski theksoi se investimet dhe punësimet e reja në kushte të krizës botërore janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik. Në këtë drejtim Kryeministri theksoi se Qeveria fuqishëm e mbështet arsimin dual për zhvillim të karrierës të të rinjve, si dhe programe për trajnime kompetente me qëllim të krijimit të stafit të kualifikuar për nevojat e kompanive”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

Kryeministri Kovaçevski, shtojnë nga atje, theksoi rëndësinë e investitorëve gjermanë në vend, si dhe rritjen rekord të tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.

Kryeministri nënvizoi se Qeveria vazhdon të krijojë një mjedis biznesi për zhvillimin e biznesit përmes nismave rajonale, si “Ballkani iHhapur”, si dhe komunikimit të rregullt me Odat e Tregtisë që kompanitë të kenë një mjedis të parashikueshëm biznesi dhe të jenë në gjendje të planifikojnë ciklet e investimeve afatgjata.

Drejtori i ZZHTI-së, Despotovski theksoi se me këtë Maqedonia e Veriut hyn në hartën e vendeve që kanë kapacitet dhe kushte për investime seriozisht të mëdha dhe cilësore nga të cilat ka përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe shtetin.

Ai shtoi se kjo është për shkak të konceptit të ri të ZZHTI-së i cili bazohet në njohjen e nevojave të investitorëve dhe një qasje fleksibile. Ai theksoi gjithashtu se një aset kyç në tërheqjen e investimeve të huaja në kuadër të zhvillimeve globale është stabiliteti i garantuar nga anëtarësimi në NATO.

Në takim, nënkryetari i “Geresheimer”, Burgel, theksoi se Maqedonia e Veriut ka një klimë të shkëlqyer për të bërë biznes. Qasja në infrastrukturë cilësore, fuqi punëtore e kualifikuar adekuate dhe praktika të mira të punës ishin kyçe për vendimin për këtë investim të madh, tha menaxhmenti i kompanisë “Geresheimer”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat