Shqetësues numri i fëmijëve me diabet në Maqedoni, për gjashtë muaj janë regjistruar 30 raste të reja

Maqedonia

Shqetësues numri i fëmijëve me diabet në Maqedoni, për gjashtë muaj janë regjistruar 30 raste të reja

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Nëse një vit para pandemisë u zbuluan 30-40 fëmijë, vitin e kaluar në klinikat e pediatrisë u diagnostikuan 70 fëmijë me diabet të tipit 1.

Një numër relativisht i lartë, i cili është regjistruar në periudhën Post-Covid.

“Shteti është ende i verbër dhe i shurdhër ndaj nevojave të këtyre fëmijëve të cilët janë plotësisht të varur nga insulina”, thonë nga Shoqata për Diabet Pediatrik në Maqedoni.

Ata janë në kërkim të metodave moderne në fushën e matësve dhe pompave që janë thelbësore për pacientët me diabet, duke thënë se pa mjete moderne teknike dhe terapeutike nuk ka siguri dhe parandalim shëndetësor.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje shtetit të vendosë sisteme për matje dhe të vazhdueshme të niveleve të sheqerit në gjak. Jo për faktin se sot jemi të vetmit në Evropë apo në Ballkan pa pjesëmarrjen e shtetit në dhënien e këtyre ndihmave, por për faktin se ato ndihma janë thelbësore për secilin pacient që po lufton me diabetin, në luftën kundër tij, në parandalimin e shumë rreziqeve të padëshiruara dhe jashtëzakonisht kërcënuese për jetën që diabeti i njeh dhe mund t’i shkaktojë! Dhe bëhet fjalë për fëmijët, zhvillimin dhe jetën e tyre”, u shprehën nga Shoqata për diabetin e të miturve në Maqedoni, “Balance MK”.

Problemi janë përgjithësisht të njejta tek të gjithë diabetikët në vend.

Sindikata e diabetikëve në Maqedoni gjatë gjashtë muajve të fundit ka paraqitur disa kërkesa për takim me ministrin e Shëndetësisë, i cili duhet t’i zgjidhë problemet e tyre.

Por ankohen se kanë marrë vetëm një takim për kafe me këshilltarin e ministrit, Bekim Sali dhe se gjithçka është lënë në atë takim, ndaj tani po i dërgojnë kërkesë kryeministrit Dimitar Kovaçevski për t’ua lehtësuar jetën këtyre njerëzve.

“I dërgojmë kërkesë kryeministrit, Kovaçevski, që të përfundojë procedurën për ndryshimin e modelit për blerjen e glukometrave dhe shiritave. Gjegjësisht, kërkojmë që shiritat dhe pajisjet të hiqen nga procedura e protezës për blerjen e insulinës dhe të jenë me çmim të përcaktuar dhe të disponohen në të gjitha barnatoret. Nëse nuk jeni në gjendje të pranoni propozimin tonë, atëherë të paktën ndani dy procedurat e tenderit”, apeluan nga Balance MK.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti me diabet të tipit 1 janë diagnostikuar 30 fëmijë.

Në Maqedoni janë 600 fëmijë deri në 18 vjeç me diabet tip 1 të cilët janë plotësisht të varur nga insulina, pra gjithsej 5000 persona.

Numri i përgjithshëm i diabetikëve në vend që kanë të drejtë për terapi cilësore dhe pajisje mjekësore cilësore është 45 mijë, të dhëna këto sipas sindikatës së shoqatave të diabetikëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat