Dimitrov: Pendarovski bën gabim që e përkrah propozimin francez

Maqedonia

Dimitrov: Pendarovski bën gabim që e përkrah propozimin francez

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 19:09
Dimitrov: Pendarovski bën gabim që e përkrah propozimin francez

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka kritikuar presidentin e vendit, Stevo Pendarovski.

Dimitrov është shprehur se Pendarovski po gabon në një moment historik, duke përkrahur propozimin francez.

Pendarovski e ka gabim! Është e gabuar në një moment historik kyç! Sepse Bullgaria do të kishte qenë në gjendje të na bllokonte si me propozimin ashtu edhe pa atë. Me propozimin francez, Shqipëria është e lirë le të ecë përpara, por Maqedonia e Veriut është ajo që është e izoluar dhe Bullgaria do të vazhdojë ta bllokojë. Le të sjellim në shtëpi një dokument ku angazhohemi se nëse Bullgaria apo ndonjë shtet tjetër anëtar konteston përsëri gjuhën dhe identitetin maqedonas, ne do t’i ndalojmë negociatat. Pse duhet pranuar kritere që shihen si heqje dorë nga identiteti i gjuhës maqedonase?”, shkruan Dimitrov.

Dimitrov tha se presidenti nuk duhet ta pranoj propozimin, por përkundrazi, të thotë se me këto kushte nuk duhet të fillojnë negociatat.

Propozimi është i ri sepse Macron tha kështu. Me fjalë të tjera, Bullgaria nuk ka ndërmend të lirojë kontrollin e saj. Prandaj duhet të thuhej se me këto kushte nuk duhet të fillojnë negociatat. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë qenë gjithmonë pjesë e kritereve të Kopenhagës, por propozimi francez nuk paraqet vlerë evropiane”, tha Dimitrov.

Dimitrov, vazhdimisht ka kritikuar dipolomacinë e Maqedonisë për mos përfaqësim të mirë të vendit dhe interesave shtetërore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat