Alternativa: Përkrahim propozimin francez, Maqedonia meriton fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Alternativa: Përkrahim propozimin francez, Maqedonia meriton fillimin e negociatave me BE-në

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Partia Alternativa ka dalë me mbështetje për propozimin e dytë francez, që sipas tyre përbën një kornizë të volitshme, e cila e hap mundësinë e fillimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian.

“Në të vërtetë, ne jemi të bindur se ky është propozimi më i mirë që ka ardhur ndonjëherë e me të cilin Maqedonia e Veriut e fiton perspektivën europiane pa e vënë në rrezik identitetin etnik të maqedonasve dhe gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Alternativa

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike në vendin tonë që ta marrin seriozisht këtë propozim dhe të mos lejojnë që për përfitime të pakta elektorale ta dëmtojnë një shans historik dhe një synim të shumë brezave. Ky propozim duhet të gjejë mbështetje edhe nga strukturat e tjera shoqërore, sepse një zgjidhje e këtillë i sjell fryte dhe të ardhme të ndritur mbarë shoqërisë. Si parti që para gjashtë muajsh iu bashkua kësaj qeverie me një marrëveshje politike, ku pika e parë ishte integrimi europian, Alternativa gjykon se tash edhe skeptikët dhe kritikët më të mëdhenj e kanë kuptuar se kemi bërë veprimin më të duhur dhe vendimtar, duke i dhënë shans perspektivës europiane të vendit dhe kemi ndihmuar që edhe si shtet edhe si komb të hyjmë në binarët europianë”, thuhet në komunikatën e partisë.

Kujtojmë se përveç partnerëve të koalicionit, propozimi francez u përkrah dhe nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat