Propozimi francez nesër para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, fjalim do të mbajë edhe Ursula von der Leyen

Maqedonia

Propozimi francez nesër para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, fjalim do të mbajë edhe Ursula von der Leyen

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, dje përmes SMS-porosive ishin njoftuar se seanca, në rendin dite të së cilës do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në orën 13.

Në këtë seancë fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qeveria, dje pasdite në Kuvend e dorëzoi Informacionin e plotësuar të propozim-kornizës negociuese për bisedimet aderuese të Maqedonisë me BE-në.

Në ndërkohë vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, e sonte relacioni i protestuesve do të jetë pak i ndryshëm – nga MPJ deri në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat