Despotovski: Investimi i dytë me mbi 100 milionë euro pas vetëm 18 muajsh

Maqedonia

Despotovski: Investimi i dytë me mbi 100 milionë euro pas vetëm 18 muajsh

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:36
Jovan Despotovski

Me nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike dhe kompanisë gjermane NEXT.E.GO MOBILE” dhe me vendosjen e gurthemelit në TIDZ Tetovë, sot shënohet fillimi i një investimi të ri që parasheh prodhimin e plotë të veturave elektrike e.GO. Një prodhim i tillë i plotë i makinave elektrike për herë të parë realizohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për një fabrikë që planifikohet të ndërtohet në 60 mijë metra katrorë, në të cilën duhet të ketë gati 900 vende pune dhe një investim prej 130 milionë euro.

“Pas vetëm 18 muajsh kemi investimin e dytë me mbi 100 milionë euro. Ne kemi treguar se Maqedonia e Veriut nuk është më një vend i fuqisë punëtore të lirë, por në hartë vende që kanë kapacitete dhe kushte për investime të mëdha. Vetëm nga fillimi i vitit kemi arritur marrëveshje për investime në një vëllim prej 370 milionë euro. Me këtë ritëm pres që deri në fund të vitit të arrijmë kufirin prej gjysmë miliardi”, tha drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.

Ali Vezvaei, kryetar i bordit të kompanisë e.GO në fjalën e tij tha se kjo marrëveshje është një tjetër objektiv kyç në strategjinë e rritjes globale të e.GO.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat