150 gjoba në Shkup, 15 për motoçiklistët

Maqedonia

150 gjoba në Shkup, 15 për motoçiklistët

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 150 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre 19 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 4 për makina të transportit publik, 3 gjoba të tjera për vozitje në gjendje të dehur si dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat