OBRM-PDUKM: Maqedonia do të merr energji elektrike nga Bullgaria, pasi qeveria nuk investoi me kohë në termocentralet vendore

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Maqedonia do të merr energji elektrike nga Bullgaria, pasi qeveria nuk investoi me kohë në termocentralet vendore

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Partia opozitare OBRM-PDUKM ka kritikuar pushtetin për siç thonë ata keqmenaxhim me situatën me krizën energjetike.

Nga OBRM-PDUKM thonë së kryeministri nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përballuar krizën energjetike.

“Dyshja Kovaçevski, Vasko dhe Dimitar Kovaçevski e sollën Maqedoninë në një gjendje të mungesës së energjisë elektrike dhe pasigurisë nëse kompanitë do të mund të paguajnë energjinë elektrike pa pushim nga puna. Kontrata për furnizim me energji elektrike nga Bullgaria, në vlerë prej rreth 5 gigavat në ditë, me çmim që qarkullon në publik prej 400 euro për megavat orë, do t’i kushtojë Maqedonisë, përkatësisht kompanive maqedonase 2 milionë euro çdo ditë. Nëse kjo energji elektrike do të prodhohej në Maqedoni, nëse REK Manastir dhe Osllomej do të punonin me kapacitet të plotë, do të kushtonte jo më shumë se 60 euro për megavat orë, ndërsa në TC Negotinë jo më shumë se 170 euro për megavat orë. Domethënë, energjia elektrike që Maqedonia do ta blejë nga Bullgaria është 3 deri në 6 herë më e lartë. Për një periudhë prej 180 ditësh, sa zgjat kontrata e importit, Bullgarisë do t’i paguhen mbi 360 milionë euro. Energjia elektrike prej 200 megavat në orë është energji elektrike që mund të sigurohet nga blloku i tretë në REC Manastir, nëse qeveria do të siguronte thëngjill dhe do ta pajiste. Atëherë në vend të 2 milionë eurove në ditë për rrymë, nuk do të shpenzoheshin më shumë se 350 mijë euro”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se kompanitë nuk do të kishin paguar energjinë elektrike të shtrenjtë, nëse qeveria nuk do të kishte tentuar më parë të bënte komisione për importin e qymyrit dhe karburantit dhe të ishte furnizuar në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat