Blerim Bexheti për zhvillimet në BDI: Shumë shpejt do të informojmë për hapat e radhës

Maqedonia

Blerim Bexheti për zhvillimet në BDI: Shumë shpejt do të informojmë për hapat e radhës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:50
Blerim Bexheti

Grupi i pakënaqur i BDI-së, në një deklaratë për “Radio Shkupin” paralajmëruan se shumë shpejtë do të dalin me deklaratë dhe të informojnë se çka konkretisht kërkojnë dhe si do të veprojnë në të ardhmen.

“Do të dalim shumë shpejt me një deklaratë ku do të informojmë për këtë çështje” u shpreh për Blerim Bexheti, anëtari i kryesisë së BDI-së cili bënë pjesë në të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit.

Ai tha se qëndron në thirrjen që “secili që ia do të mirën BDI-së mund t’i bashkëngjitet këtij grupi”.

“U bëjë apel të gjithë atyre të cilët ia duan të mirën BDI-së t’i bashkëngjiten iniciativës tonë” tha Bexheti.

Ditë më parë, kryetari i partisë Ali Ahmeti në lidhje me këtë iniciativë tha se organet partiake janë funksionale dhe shumica e BDI-së nuk dëshiron anarki, megjithatë çdo kush ka të drejtën të shpreh pakënaqësinë dhe mendimin e vet.

Sipas tij BDI është investim kombëtar dhe nuk rrezikohet nga individë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat