OBRM-PDUKM: Vendimet për kursim që i tha Kovaçevski mbrëmë në konferencë, Mickoski i ka propozuar më herët

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vendimet për kursim që i tha Kovaçevski mbrëmë në konferencë, Mickoski i ka propozuar më herët

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 09:57
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka komentuar press konferencën e jashtëzakonshme që e mbajti mbrëme kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Në komunikatën e tyre, ata i kanë quajtur vendimet e kryeministrit një kopje e të gjitha propozimeve të thëna më herët nga kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Është mirë që Kovaçevski bëri përpjekje dhe analizoi masat që Mickoski i propozoi për ekonominë. Dhe ne e mirëpresim këtë dhe besojmë se arsyeja për të ashtuquajturën konferencë të jashtëzakonshme për media nuk janë masat e papërpunuara dhe pjesërisht të kopjuara që pamë sonte, por oferta e plotë dhe plani i saktë që lideri i OBRM-PDUKM-së, dha mëngjësin e djeshëm. Sipas partisë, është mirë që Kovaçevski e pranoi propozimin që objektet shëndetësore dhe shkollat ​​të hyjnë në tregun rregullator të energjisë elektrike, por e njëjta gjë duhet të ndodhë me ndërmarrjet publike ku janë të punësuar mbi dhjetë mijë qytetarë. Na vjen keq që Kovaçevski nuk mundi ta kapërcejë veten dhe nuk e pranoi ofertën e Mickoskit për rrymë më të lirë për gjysmën e çmimit aktual dhe për të siguruar sektorin e biznesit, mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe ruajtjen e vendeve të punës. Ajo që është shqetësuese është kapaciteti i dobët zbatues i qeverisë, si dhe paqartësia nëse ka apo jo marrëveshje me Serbinë dhe zgjidhje për TEC-in. Si dhe fakti që pyetjet parlamentare janë të kushtëzuara me takim për marrëveshje të re kreditore”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Kujtojmë se mbrëmë kryeministri tha se qeveria do të ndaloj blerjen dhe konsumin e produkteve ushqimore që janë dukshëm të shtrenjta në kohën kur vendi po përballet me krizë ekonomike dhe energjetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat