Në Maqedoni u shënua Dita Botërore e Zemrës, shqetësues është fakti se shumë të rinj preken nga sëmundjet e zemrës

Maqedonia

Në Maqedoni u shënua Dita Botërore e Zemrës, shqetësues është fakti se shumë të rinj preken nga sëmundjet e zemrës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:38

Shqetësuese janë të dhënat që tregojnë se ka rritje të sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë nën moshën 40-vjecare, ka paralajmëruar Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës.

“Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare është një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë ëstë një pandemik në vazhdimësi. Sipas të dhënave të fundit, 31% e vdekshmërisë në botë është për shkak të sëmundjeve të zemrës. Për këtë vit parashihen 20 milionë denarë për programin kundër sëmundjeve të zemrës”, tha Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë tha se ka mungesë të kuadrit shëndetësor, një pjesë janë pensionuar, disa janë larguar jashtë vendit dhe në sektorin privat.

“Fatkeqësisht në dhjetë vjetorin kishim ikje masive të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike, por në dy vjetët e fundit vërehet një kthim ose një stagnim të kësaj dinamike të ikjes arsyeja primare është përmisimi i kushteve financiare për punë në institucionet shëndetësore publike dhe investimet në kontuinuitet që po i bëjmë dhe i promovojmë publikisht”, u shpreh Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë.

I pyetur nëse në kohë të krizës ekonomike do të shfuqizohen Drejtorët Ekonomik, Ministri Sali tha se pagat e drejtorëve ekonomik nuk do të ndryshojnë asgjë në punën financiare të shëndetësisë publike.

Ndryshe, me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, Klinika për Kardiologji, mori donacione nga Shoqata e Mjekëve – Specialistë dhe diaspora në SHBA në vlerë prej 570.000 dollarë.

Në këtë klinikë me kontrolle ambulantore trajtohen rreth 35.000 njerëz brenda vitit, kurse shënohen nga 10 deri në 11.000 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat