Ahmeti publikon fotografinë me djaloshin kumanovar që u gjet sot i vdekur në lumin Vardar

Maqedonia

Ahmeti publikon fotografinë me djaloshin kumanovar që u gjet sot i vdekur në lumin Vardar

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:16
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka publikuar një fotografi me të riun nga Kumanova i cili humbi jetën në një aksident në rajonin e Tetovës.

“Nuk gjejë fjalë të përshkruaj dhimbjen nëpër të cilën po kalon familja Ramadani.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, kolegët e tij të studimeve, miqtë dhe gjithë ata që e njohën Erdanin.

Ishte në lule të rinisë dhe e donte jetën. Do e kujtojmë gjithnjë me mall si një djalosh të zellshëm, të sjellshëm dhe shumë punëtor. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Pas disa ditë kërkimesh sot është gjetur trupi i 22-vjeçarit nga Kumanova, i cili disa ditë më parë me veturën e tij kishte rënë në Lumin Vardar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat