Transportuesit privatë sërish e bllokojnë Shkupin

Maqedonia

Transportuesit privatë sërish e bllokojnë Shkupin

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:18
Transportuesit privatë

Transportuesit privatë sot nga ora gjashtë e mëngjesit kanë vendosur sërish bllokada në disa pika kryesore të kryeqendrës, tek udhëkryqi përballë Qendrës Tregtare Mavrovasja, udhëkryqi tek Kryqi i Kuq si dhe Bulevardi Ilinden.

Ata thonë se kësaj radhe nuk do të heqin bllokadat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kemal Muriq nga kompania private e transportit “Sloboda Avrož” në deklaratën e tij ishte i prerë se bllokadat nuk do të hiqen derisa të ketë progres për të dalë nga situata.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se me datë 05.12.2022 (e hënë), për shkak të mbajtjes së paralajmëruar të protestës, duke filluar nga ora 06:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup do të ndërmarrin masa për regjim të veçantë të komunikacionit”.

“Njëkohësisht do të vendoset edhe regjimi i posaçëm i qarkullimit në blv. “Ilinden” – nga udhëkryqi në blv. “Ilinden” me blv. “Shën Kliment Ohridski”, deri te kryqëzimi i blv. “8 Shtatori” dhe blv. “Ilinden” – udhëkryqi nga rr. Blv. “11 Oktomvri” dhe “Koço Racin” (Kryqi i Kuq) dhe udhëkryqi nga blv. “Goce Dellçev” dhe blv. “Krste Misirkov” (Pallati i Gjykatës)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, transportuesit privatë po protestojnë pasi kryetarja Danela Arsovska nuk pranoi të negociojë me ta dhe njoftoi se do të ketë thirrje të re publike për transportuesit privatë. NTP ka shkëputur kontratën edhe me “Sloboda Prevoz”. Më parë ishte ndërprerë kontrata edhe me Makexpress.

NTP pranon se ka borxh ndaj transportuesve privatë, por thonë se borxhi është i trashëguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat