Shkup, kallëzim penal ndaj punonjësit në MPB i cili ka lejuar një person të fotografohet për lejevozitje pa dokumente

Maqedonia

Shkup, kallëzim penal ndaj punonjësit në MPB i cili ka lejuar një person të fotografohet për lejevozitje pa dokumente

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut parashtroi kallëzim penal kundër zyrtarit policor B.S (36) nga Shkupi.

Sipas policisë, ka dyshime të bazuara se B.S ka kryer veprën penale “punë e pavedijshme”, e dënueshme sipas Kodit Penal.

“I denoncuari, i punësuar si referent në MPB, më 23.05.2022, edhe pse e ka ditur se personi F.S nga Shkupi nuk ka dhënë provimin për leje automjeti, e ka pranuar dhe ka kryer fotografimin për leje vozitje”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se pasi i ka vendosur të dhënat në sistem, menjëherë më pas i ka fshirë nga i njëjti sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat